‘E çuan në finale…’/ Balina Bodinaku ironizon produksionin për Ilnisën
Ilnisa Agolli ka qenë në qendër të debateve të fundit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duke patur avantazh si një nga lojtaret më të forta të këtij edicioni deri më tani.
Ajo i ka shpëtuar dy herë eliminimit ndërsa edhe këtë javë duhet të ‘luftojë’ për të qëndruar në lojë pasi është në nominim me Merin dhe Gazin.
Në debatet e spektaklit të djeshëm, opinionistët kritikuan banorët se nuk po luajnë siç duhet, nuk kanë strategji, nuk dinë të krijojnë aleanca dhe grupe, ndërsa në këtë rast, Ori veçoi Ilnisën si të vetmen banore që i ka qëndruar lojës së saj deri në fund me dinamikat që janë krijuar brenda shtëpisë.
Kjo nuk është hera e parë që opinionistët veçojnë Ilnisën si lojtare të fortë, por nga jashtë nuk duket kështu duke vënë në dyshim transparencën e produksionit. Të paktën këtë la të nënkuptuar, ish-opinionistja Balina Bodinaku e cila ka ironizuar me një postim të bërë mbrëmjen e djeshme ku shkruan se ‘Ilnisa doli finaliste nga prime i djeshëm’.