Ish i dashuri hyn në “BBV3”, Sara përvesh mëngët
Këngëtari Endrik Beba është zyrtarisht banori më i ri i “Big Brother VIP Albania 3. Ai u prezantua fillimisht të dielën në “Big Brother Fan Club”, ku zbuloi më shumë rreth jetës së tij private.
Këngëtari tregoi se ka pasur një histori dashurie me Sara Gjordenin, e cila tashmë është banore në shtëpi.
Teksa po prezantohej klipi i Endrikut Sara ka bërë shumë mimika të dyshimta gjatë kohës që ai fliste. Ajo po ndërhynte vazhdimisht dhe gjatë gjithë kohës po nënqeshte.
Me sa duket modeles i ka pëlqyer hyrja e tij këtu pasi në një moment ajo përvesh mëngët duke paralajmëruar për shumë dinamika të reja.