Fri, Nov 29, 2024

Përplasjet në parlament, Gazment Bardhi përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi! Ndëshkohen edhe deputetët e tjerë

  • PublishedFebruary 7, 2024

Sekretariati i Etikës ka aprovuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkoi përjashtimin e katër deputetëve demokratë, pas përplasjeve dhe kaosit në seancën e fundit plenare.

Deputeti Gazment Bardhi është përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë, ndërsa deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, me 20 ditë.

Të hënën, deputetët e Rithemelimit dhe mbështetësit e Gazment Bardhit kërkuan të futen në seancë, pavarësisht se 19 prej tyre ishin të përjashtuar në seancën e sotme.

Në pamundësi për të kontrolluar se cilët ishin të përjashtuar e cilët jo, efektivët e Gardës i bllokuan të gjithë deputetët e opozitës duke mos i lejuar të futen në Kuvend.

Ndërkohë që pak metra më tutje, kishte nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, deputetët që nuk kishin masë disiplinore arritën të futen në sallë, duke shkuar menjëherë drejt tryezës ku qëndrojnë kryeministri Rama dhe ministrat.

Efektivët e Gardës bënë sërish një gardh përpara ministrave duke penguar Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Asllan Dogjanin që t’i afroheshin kryeministrit.


AlbaniaWeb.net