Wed, Nov 27, 2024

Rreziku nga pesticidet! Investigimi në “Inside Story” për kimikatet e ndaluara

  • PublishedFebruary 7, 2024

Autoritet shqiptare vihen në lëvizje kur vendet e BE raportojnë për mbetje pesticidesh në prodhimet shqiptare të eksportuara, por askush nuk kontrollon ato që futen në tregun tonë.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim, lidhur me rrezikun e përdorimit të kimikateve të ndaluara apo mbi normat e lejuara.

Në një situatë të mjegullt prej 3 dekadash, me politika të gabuara dhe taksa që rrisin koston e prodhimit, fermeri shqiptar është lënë vetëm.

Afatet e përdorimit të pesticideve, edhe pse BE-ja i ndalon, ngrenë pikëpyetje se Shqipëria po kthehet në një magazinë të këtyre produkteve të ndaluara.

Një lojë e madhe bëhet me produktet që dalin nga përdorimi në BE dhe lihen për përdorim vetëm për tregun vendas. Ato shiten në farmacitë bujqësore edhe pasi u ka kaluar afati i përdorimit.

Një tjetër problematikë mbeten efektet që ndihen ende nga kontaminimi i tokës që në periudhën e komunizmit me pesticide të rrezikshme.


AlbaniaWeb.net