Mbreti Charles III refuzon kimioterapinë, ja si do të kurohet
Mbreti Charles nuk do t’i nënshtrohet një kimioterapie për ndërhyrjen e fundit në prostatë. Kështu ka bërë me dije eksperti i mbretërisë Tom Bower i cili ka theksuar se ky është vendim i marrë personalisht nga mbreti.
Monarku 75-vjeçar aktualisht po kalon trajtimin e kancerit dhe po shërohet nga një operacion i fundit në prostatë. “Buckingham Palace” konfirmoi diagnozën e Mbretit të hënën (4 shkurt).
Megjithatë, detajet e saktësisht se çfarë trajtimi po kalon nuk janë bërë publike, por Bower ka pohuar se Charles nuk do t’i nënshtrohet kimioterapisë por kurave popullore.
Duke folur për GB News, ai tha: “Mbreti është një fans dhe promovues i madh i mjekësisë alternative. Ai nuk është dakord për kimioterapinë dhe gjithmonë ka qenë kundër saj”.
“Ai është një besimtar i madh në barërat natyrore dhe ilaçet dhe gjëra të tilla. Ai po merr këshilla nga Michael Dickson, i cili drejtoi vetë institutin e mjekësisë alternative të Mbretit i diskredituar nga shumë njerëz”, tha ai.
Mbreti udhëtoi në Sandringham në fillim të kësaj jave, ku zoti Bower pretendon se do të marrë ilaçet alternative.