“Më ulën në sy të të gjithëve” Sara shpërthen pasi u përjashtua nga dasma
Sot në orën 21:00 në ‘BBV3’ do të ketë ‘dasmë’ ku çifti do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Por dyshja vendosën që të mos ftonin Sarën dhe Vesën në ceremoni. Sara nga ana tjetër është prekur shumë nga ky gjest dhe ka shkuar të rrijë vetëm në oborr. Lisi i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar që të vijë edhe ajo në dasmë.
Sara: Kur të vijnë ata të dy dhe të më thonë më fal atëherë do të shkoj.
Lisi: Po nuk e do, më dëgjo mua.
Sara: E dua mor Lis se më ulën në sy të gjithë banorëve. Pa më thënë më fal nuk shkoj.
Lisi: Më dëgjo vetëm një sekond.
Sara: O Lis kjo bisedë nuk të takon ty ta bësh duhet të jetë ose Ilnisa ose Meritoni ose të dy këtu.