Thu, Nov 28, 2024

UEFA modifikon statusin, Ceferin gati të kandidojë edhe për një mandat

  • PublishedFebruary 8, 2024

Qeveria Europiane e Futbollit modifikoi edhe zyrtarisht statutin e kandidimit, duke i hapur udhë kreut aktual të UEFA-s për të kërkuar një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.

Kundër modifikimit të statutit votoi vetëm Federata Angleze, ndërsa Ukraina abstenoi dhe të gjithë vendet e tjera pranuan t’i japin mundësi Ceferinit që të garojë për një tjetër mandat, që do ta mbante atë në krye të qeverisë europiane të futbollit deri në 2031-shin.

Ceferin erdhi në krye të UEFA-s, në 2016-ën, pas pezullimit të kreut të atëhershëm, Michel Platini dhe një nga rregullat që miratoi, ishte kufizimi i i presidencës në maksimumi 3 mandate.

Më pas slloveni u rizgjodh në 2019-ën dhe 2023-shin, duke çuar në tre numrin e mandateve të tij, megjithatë pretendimi i Ceferin ishte që mandati i parë ishte i ardhur nga situata e jashtëzakonshme dhe ishte më i shkurtër se normali, ndaj nuk duhej llogaritur.