Dy shenjat e horoskopit që e kanë parë gjithçka ndryshe sot
Hëna, e cila është zhvendosur në Ujor që prej ditës së djeshme, do të bëjë gjithçka që mundet, qoftë edhe përmes incidenteve “të çuditshme”, për të na bindur se duhet të shohim gjithçka ndryshe dhe të ndryshojmë zakonet dhe mentalitetin tonë.
Duke qenë se ndjejmë se jemi të shtypur, mund të jetë mirë të ulemi pak me veten dhe të shohim se çfarë duam apo nuk duam në të vërtetë në jetën tonë dhe në jetën e përditshme.
Ata që duhet të ndryshojnë taktikë dhe mentalitet dhe të marrin një rrugë tjetër, pa kthyer kokën pas, për të arritur një fitim afatgjatë, janë Ujorët dhe Luanët, pasi Hëna “godet” boshtin e tyre të shtëpisë diellore 1-7 .
Dhe nëse është ndoshta më e lehtë për të parët, këta të fundit duhet patjetër të bëhen më fleksibël dhe të adoptojnë një mënyrë tjetër për t’iu qasur jetës dhe marrëdhënieve të tyre, nëse duan të jenë të kënaqur në fund të ditës.