Mon, Nov 25, 2024

E vute re dhe ju? Luiz Ejlli kris raportin me ‘TCH’

  • PublishedFebruary 9, 2024

‘Big Brother Vip’ është një format që ndër vite ka shërbyer si një pasqyrë për jetën dhe karakterin shumë dimensional të personazheve publik të njohur ose më pak të njohur që bëhen pjesë e tij.

Këta të fundit shfrytëzojnë rastin për të marrë vëmendjen e publikut gjë e cila për disa ka sjellë sukses e për disa jo. Ajo që kemi vënë re është se këtë vit në shtëpinë më të famshme është diskutuar dhe përmendur gjerësisht emri i fituesit të vitit të kaluar, Luiz Ejlli i cili u kthye në një ‘fenomen’ në atë kohë.

Atij ju hapën dyert e karrierës pas shumë vitesh, aty njohu dashurinë e jetës dhe tani po krijon dhe familjen e tij. Ndonëse në fillim i ishte falenderues televizionit ‘TCH’ për këtë gjë dhe mes tyre nisi një bashkëpunim shumë i fortë, duket se gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

U bë kohë që Luizi nuk del më me deklarata publike në rrjete sociale në mbështetje të televizionit që i hapi dyert e suksesit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe partnerja e tij, Kiara Tito.

Edhe pse kontrata nuk ka përfunduar ende, është për t’u habitur fakti që nuk ka asnjë reagim apo koment nga fituesi për lojtarët e këtij viti. Rrjedha logjike na con drejt dyshimeve se mes televizionit dhe Luizit ka tension në marrëdhënie.

Madje pak para nisjes së këtij edicioni kujtojmë se Luizi shfaqej pranë ambienteve ku po ndërtohej shtëpia e re ndërsa tani ka zgjedhur vetëm të heshtë. Hatërmbetje ose jo, veprimet e të dyja palëve flasin shumë.