Tue, Nov 26, 2024

Ëmbëlsira shqiptare që theu kufijtë! “Mori vlerësimin maksimal”, pastiçieri: “Hiraeth” u krijua në bazë të historisë së Çamërisë 

  • PublishedFebruary 9, 2024

Pastiçeri Dritjon Alushi zbuloi puntatën e stome të “Ftesë në 5” historikun që fshihet pas ëmbëlsirës shqiptare “Hiraeth” që shitet në Francë.

Ai deklaroi se zanafilla e krijimit të kësaj ëmbëlsire shqiptare përfshin historinë e çamërisë. Ku çdo produkt nuk është përdorur rastësisht.

“Me trëndafili doja të përshkruaja bukurinë që më la ai vend në mendje dhe nuk mund ta harroja kurrë. Më ngjyrën e kuqe të flaktë doja të përshkruaja historinë e gjaktë që fshihet “Hiraeth”. Unë kam qenë gjithë kohës duke e menduar se si do të pritet. “Hiraeth” jo vetëm për historinë por edhe për vlerat që solli, duke përfshirë shegën, agrumet, vajin e ullirit.

Mua më la në mendje, nuk mund të lija pa e përfshirë, përveç historisë mahnitëse dhe ashtu siç mu hapën sytë kur pashë çamërinë ashtu iu hapën sytë çdo personi që lexoi për historinë e “Hiraeth”. Çdo ndjenjë që unë kam përjetuar kur e përgatisja, është pasqyruar tek ata që e kanë provuar, por bëri që të marrë edhe vlerësimin maksimal të universitetit më të mirë të kulinarisë në botë”, tha ai.


AlbaniaWeb.net