Wed, Nov 27, 2024

“Horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane nuk është më një ëndërr”, Rama: Për të realizuar këtë arritje administrata publike është faktori kyç

  • PublishedFebruary 9, 2024

Rama: Jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të vendit, sot në këtë kontekst historik dhe përpjekje të madhe që Shqipëria do të bëjë në të gjitha hapat e procesit të anëtarësimit. Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete mundësi e prekshme me sy, sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane nuk është më një ëndërr, nuk është më asnjë iluzion apo një ambicie, por mëritët konkret, ajo çka e lidh këtë parantezë është se për të realizuar këtë arritje administrata publike është faktori kyç, i pazëvendësueshëm, nga sa dhe si administrata publike do të angazhohet këto vite, do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, do të përcaktohet edhe cilësia e jetës demokratike, cilësia e institucioneve, funksionimit tërësor të shtetit, varet një grimcë e punës së jashtëzakonshëm që duhet të bëjë Shqipëria për tu ulur në atë tryezë qe deri dje ishte krejt e pamundur të imagjinohej, sot është një mundësi reale.


AlbaniaWeb.net