“Mos hap shumë fronte”, Albi këshillon Sarën: Tregohu zonjë
Albi Nako është konsideruar si opinionisti brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Ai është një vëzhgues dhe komentues shumë i mirë i situatave të banorëve, madje nuk ngurron të shprehë mendimin dhe këshillat e tij për to.
Të njejtën gjë ka bërë sot me Sarën, e cila është përfshirë në shumë debate ditët e fundit dhe shkak është bërë raporti i saj me Bardhin, për të cilin thotë se ‘sulmohet’ vazhdimisht nga banorët e tjerë.
Teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë, Albi e këshillon Sarën që të mos hapë shumë fronte dhe të ketë një qendrim më serioz për çdo situatë. Sara nga ana tjetër është shprehur se banorët kanë taktikë të sulmojnë personat me të cilët secili ka krijuar miqësi ose e shikon më të afërt.
Biseda e plotë në videon më poshtë: