“Nuk kanë para, dy vetë mbajnë një partnere”/ E ftuara në ‘Ftesë në 5’: Vajzat e kanë të vështirë…
Tema e diskutimit sot në ‘Ftesë në 5’ ishte sesa ndikon gjendja ekonomike në një marrëdhënie për të dyja palët.
Sipas këngëtarit Arjan Dredhasi, tashmë ka mbaruar koha e sinqeritetit, ndërsa moderatorja Xhilda Luzi u shpreh se vajzat e kanë shumë të vështirë të pranojnë një partner pa para.
Arjan Dredhasi: Në kohën e mëparshme ka pasur fukarallëk po kanë qenë të pasur nga ana shpirtërore, më shumë romantik. Sot nuk ka më. Meshkujt mezi presin të kapin dy lek për një dashnorë. Tani është bërë keq për lek dhe mbajnë dy veta një dashnore.
Xhilda Luzi: “’Besnikëra e burrit është kur ka para, ndërsa e gruas kur nuk ka para’, mendoj se është shprehja më e vërtetë që ekziston.
Akil Varfi: Sot nuk funksionon më ashtu dhe kurr smë doli një femër besnike.
Xhilda Luzi: Femra vërtetohet kur mashkulli nuk ka para, është shumë e vërtetë. Femrat e kanë shumë të vështirë të pranojnë një mashkull që nuk është i pasur. Meshkujt e duan femrën ashtu siç është.
AlbaniaWeb.net