Dinamo përmbys Partizanin, Vllaznia mund Teutën dhe shkon në vendin e dytë
Dinamo mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me përmbysje derbin me Partizanin.
Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti fituan 2-1 në “Niko Dovana”, në një përballje mjaft emocionuese. Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për “demat”, të cilët shënuan pas 10 minutash lojë me anë të Mba, ndërsa 10 minuta më vonë edhe pse Cara shënoi të dytin, VAR anuloi golin e dytë për kampionët në fuqi.
Në pjesën e dytë, Dinamo u zgjua dhe fillimisht barazoi rezutlatin me anë të Kaccorrit. Lorenco Vila u bë njeriu I ndeshjes 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, teksa realizoi golin e përmbysjes, duke i dhënë pikët e plota “nëndetëses blu”.
Sulmuesi la fushën e lojës pa golit, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe blutë e kryeqytetit shkojnë në kuotën e 31 pikëve. Partizani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, po aq sa dhe Vllaznia që fitoi 2-1 në shtëpi me skuadrën e Teutës./SuperSport
AlbaniaWeb.net