Tue, Nov 26, 2024

“Dua të fitojë sot” Sara flet për marrëdhënien e lënë pezull me boksierin

  • PublishedFebruary 10, 2024

Gjatë një bisede me Erjolën në oborr, Sara ka rrëfyer për lidhjen e lënë pezull jashtë me boksierin Jurgen Uldedaj. Sara i thotë Erjolës se nuk i ka sqaruar akoma përfundimisht gjërat me atë dhe ndihet keq që ai i sheh situatat e krijuara me Bardhin dhe afrimitetin mes tyre.

Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idjote po të isha duke e përmendur tani.

 

Ndërkohë teksa biseda vijon Sara tregon që Jurgeni ka sot një ndeshje dhe i uron atij fitoren.

Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.

S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb.

Erjola nga ana tjetër e pyet Sarën se si do reagonte nëse ai do të futej papritur në BBV3:

E di që s’do të vinte këtu. Është shumë karakter dominant, alpha, i fortë. Kurrë s’do ta vinte veten në këtë situatë.