Wed, Nov 27, 2024

Lufta në Gaza, marokenët bojkotojnë shitjen e drogës për izraelitët

  • PublishedFebruary 10, 2024

Shitësit marokenë të hashashit po refuzojnë t’jua shesin mallrat e tyre kriminelëve izraelitë në shenjë proteste ndaj luftës në Gaza, sipas mediave izraelite. Një raport në gazetën online “Mako” citoi një numër tregtarësh izraelitë të drogës që ankoheshin për rënien e tregtisë.

“Tregtarët e hashashit në Marok nuk janë të gatshëm të na shesin më hashash as drejtpërdrejt, as nëpërmjet ndërmjetësve,” tha një tregtar.

“Ata vendosën që për shkak të luftës po na bojkotojnë. Që nga lufta kemi humbur shumë para. Të paktën dhjetëra miliona sikla.”

Gazeta citoi gjithashtu një tregtar hashashi maroken që thoshte se ata po refuzonin t’u shisnin izraelitëve për shkak të luftës.

“Pse është e mundur që izraelitët të sigurojnë jetesën duke shitur hashash maroken kur vëllezërit tanë palestinezë vuajnë nga uria dhe jetojnë në kushte çnjerëzore?” tha tregtari në malet Rif, një qendër për rritjen e hashashit.

“Shkoni ta blini diku tjetër. Ne nuk u shesim më hashash izraelitëve – para luftës, ne bënim biznes këtu me izraelitët… tregtarët erdhën këtu dhe fituan goxha para, tani kësaj i erdhi fundi.”