Wed, Nov 27, 2024

“Nuk ishte ndarje definitive, paqartësia më vret”/ Sara Gjordeni mendon për ndeshjen e ish-partnerit boksier: Uroj të fitojë!

  • PublishedFebruary 10, 2024

Sara Gjordeni i uron fitore ish-partnerit të saj, boksierit Jurgen Uldedaj, i cili sot ndeshet për sfidën e titullit.

Në një bisedë me Erjolën në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, moderatorja shprehet se ndihet në siklet, pasi dëshiron fitoren e boksierit. Më tej, ajo kujton kohën që ka kaluar me Uldedaj dhe tregon se para se të hynte në “BBV”, nuk ka bërë një ndarje përfundimtare më të.

Erjola i tha se “është vrastare të shikosh dikë duke u puthur”, ndërsa modelja rrëfeu se paqartësia e vret, pasi ai sheh gjithçka, referuar raportit që ka nisur me Bardhin.

Sara: Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë kurrë një ‘jo’ definitive’, se po të ishte definitive, do të isha idiote po ta përmendja.

Erjola: Është komplekse, ka situata komplekse, por njerëzit nuk i kuptojnë

Sara: Jam pak si në siklet, sepse dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën sot, çdo ditë që paraprinte, kisha emocione

Erjola: Si do të reagoje nëse do të vinte këtu

Sara: E di që nuk vjen, nuk është ai tip. Ka karakter dominant dhe të fortë, kurrë nuk do e vendoste veten në këtë situatë

Erjola: Nuk do të doja të isha në vendin tënd. Ke nevojë të dëgjosh versionin e tij?

Sara: Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Unë kam arritur ta njoh dhe ta dua si njeri, kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Çdo gjë bashkë kemi kaluar. E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Sepse nuk është një njeri që e përçmoj apo e urrej. E kam lart atë dhe familjen e tij

Erjola: Shpresoj të marrësh një përgjigje

Sara: O Zot i madh

Erjola: Është vrastare të shikosh dikë duke u puthur. Do të ishte më mirë t’ia thuash përballë, por vetëm njëra palë sheh tjetrën

Sara: Paqartësia më vret, se ai i shikon të gjitha


AlbaniaWeb.net