Thu, Nov 28, 2024

“Sa kam qarë te dasma”, Rike ngacmon Meritonin për dasmën me Ilnisën

  • PublishedFebruary 12, 2024

Gjatë një bisede mes Rikes dhe Meritonit, Rikja i rrëfen atij emocionet që ka përjetuar kur e pa dhëndër në dasmën e tij me Ilnisën. Por mesa duket fjalët e saj kanë qenë një provokim për të ngacmuar Meritonin pasi ditën e dasmës ajo i kishte thënë Meritonit se nuk beson në marrëdhënien e tyre.

Rike: Sa kam qarë tek dasma që të kam parë dhëndër. Mishi kokrra, lotët e mia ujë. Isha pozitive, jam kënaqur.

Meriton: Unë se di kur ke qenë negative ti.

Graciano: Ajo ka impostimin edhe e bën vetë atë gjë se i pëlqen të lozi.

Kujtojmë se, ditën e dasmës së Meritonit me Ilnisën, Rike i ka thënë atij se ajo beson më shumë në marrëdhënien e Bardhit me Sarën se sa tek e tyre.