Wed, Nov 27, 2024

Sporti në Zi! Aksidenti tragjik i merr jetën atletit rekordmen dhe trajnerit të tij

  • PublishedFebruary 12, 2024

Një tragjedi për sportet botërore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kenia. Rekordi botëror i maratonës Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij Gerves Hakizimana kanë vdekur në një aksident automobilistik jashtë qytetit të tij të lindjes Eldoret në Luginën Rift, ka konfirmuar policia keniane.

Atleti 24-vjeçar, i cili drejtonte një Toyota Premio, vdiq menjëherë në vendin e aksidentit, tha shefi i policisë lokale për CNN. Një grua e cila ishte gjithashtu në automjet ka shpëtuar me plagë të rënda.

“Ai humbi kontrollin, doli nga rruga, hyri në një kanal 60 metra larg dhe goditi një pemë të madhe”, tha shefi i policisë, duke treguar se si ndodhi aksidenti me kampionin kenian në orën 23:00 me orën lokale. Keniani theu rekordin e maratonës për meshkuj në Çikago më 8 tetor 2023, me një kohë prej dy orë e 35 sekonda.

()

AlbaniaWeb.net