Sulm me armë në një kompani detare në Glifadha të Athinës, tre të plagosur
Sulm me armë në një kompani detare në Glifadha të Athinës.
Një person i armatosur ka hyrë në një kompani detare pak pas orës 10 sipas orës lokale dhe ka hapur zjarr me një karabinë ndaj punonjësve të kompanisë.
Deri tani raportohen 3 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Personi që shkaktoi masakrën duket se është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.
Në zonë po shkojnë forca të shumta policie ndërsa burime lokale thanë se autori është larguar në rrugicat e zonës
Ngjarja në rrugën Artemisiu dhe personi i dyshuar për sulmin besohet se është një 70 vjeçar egjiptian.
AlbaniaWeb.net