Gabriela në ‘BBV3’? Konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua ta ndaj nga Ilnisa
Konkurrentja e ‘Për’puthen’, Gabriela Arapi, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka komentuar lidhur me formatin më të ndjekur ‘BBV3’. Sipas saj, nëse do t’i jepej mundësia të hynte brenda shtëpisë, çifti që do të ndante do të ishte Ilnisa dhe Meritoni.
E pyetur pse kjo zgjedhje, ajo tha: ‘Më intrigon Meritoni.’
Alesia: Gabriela, nëse do të jepej një mision që të hyje brenda shtëpisë së Big Brother dhe të ndaje një nga çiftet, cilin do të ndaje?
Gabriela: Kush është çift aty njëhere?
Alesia: Po mirë, ata që janë. Çift mund të quhen Ilnisa me Meritonin, Bardhi me Sarën, Romeo me Heidin.
Gabriela: Do të doja të ndaja Ilnisën me Meritonin.
Alesia: Pse kjo zgjedhje?
Gabriela: Më intrigon Meritoni.