Fri, Nov 29, 2024

Kryeministri Rama me Tony Blair në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes: Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën drejt BE

  • PublishedFebruary 13, 2024

Kryeministri Edi Rama me Tony Blair në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.

“Një prej figurave më të shquara të IA është një zonjë shqiptare. E pyeta a mund ta ndihmosh Shqipërinë për integrimin në BE, ajo më tha ‘le ta provojmë’. Mund ta bëjmë në formën aktuale të teknologjisë që është zhvilluar. Ka të bëjë me ndryshimin që është e pamundur të parafytyrojmë deri ku mund të shkojmë. Sa i takon infrastrukturës së nevojshme, duhet të kemi një infrastrukturë të re dhe çdo qytetar të ndërveprojë me qeverinë. Po punojmë me dy nga burimet më të mëdha, Microsoft dhe Orakullin. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani, ca kohë më parë e duke qenë një objektiv i përhershëm e dimë në lëkurë sa e rëndësishme është të kemi të dhëna të sigurta. Kjo është në zhvillim e sipër, mjaft e gjerë në botën e orakullit. Po punojmë me Inteligjencën artificiale do të në japin një nxitje për ta ndjerë të ardhmen më afër”-u shpreh Rama.

Lajmi në përditësim…


AlbaniaWeb.net