Fri, Nov 29, 2024

‘Lojën e kam me veten’/ Heidi tregon arsyet pse duhet të qëndrojë në BBV

  • PublishedFebruary 13, 2024

Heidi Baci është vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe ka rrëfyer arsyet pse duhet të qëndrojë në shtëpinë e “BBV”. Ajo shprehet se nuk po bën lojë dhe se ka qenë vetëvetja në shumë situata me të cilat është përballur deri më tani me banorët e tjerë.

“E vërteta është që unë nuk është se kam lojë. Qëndrimi im nuk ndryshon kurrë, thjeshtë u përgjigjem gjërave që më thonë. Nuk kam lojë apo strategji që të them do ta ndryshoj. Unë jam kjo dhe mundohem të sillem në mënyrë sa më të drejtë dhe të jem vetvetja. Zhgënjimi është me veten që ti e di kur e ke difektin tënd ke besim dhe u jep shanse njerëzve. Është nominim që nuk e konsideroj si të tillë. Unë lojën këtu e kam me veten të korrigjoj gjëra tek vetja ime. Reflektimi i jetës tonë këtu është i asaj që jemi jashtë dhe të gjithë ju jeni kështu edhe jashtë”, tha ajo.