“Mbrojtja Kombëtare” udhëzim për kundërshtim të Policisë së Kosovës
Në veri janë shpërndarë këto fletushka që japin udhëzime për përgatitje te koktejve të molotovit dhe për rezistencë ndaj Policisë.
Pamjet e mëposhtme të siguruara nga AlbaniaWeb.net, tregojnë se si një organizatë e re serbe, e vetëquajtur “Mbrojtja Kombëtare”, udhëzon serbët e veriut përmes trakteve se si të kundërshtojnë apo sulmojnë autoritetet e Kosovës, duke i cilësuar ato Policia e Kurtit.
“Mbrojtja Kombëtare” udhëzim për kundërshtim të Policisë së Kurtit:
– Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit?
Të gjuash me gjëra që ke në dorë (lojë, saksi, bojë, vezë, kokteil molotovi)
– Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injoron, por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.
– Kundërvënie e detyrueshme
Kur Policia e Kurtit e arreston ose e keqtrajton serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur nga terrori.
“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to me vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, thonë nga Policia e Kosovës.
AlbaniaWeb.net