“Më intrigon Meritoni…”/ Gabriela Arapi në Big Brother Vip? Konkurrentja e “Për’puthen”: Dua ta ndaj nga Ilnisa
Konkurrentja e “Përputhen”, Gabriela Arapi ka deklaruar se nëse do të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP 3, çifti që do të ndante është Ilnisa dhe Meritoni.
Sipas Gabrielës, përveçse e intrigon ai djalë gjithashtu do të bënte bujë. Nga ana tjetër, moderatorja Alesia Bami e ka konsideruar një përzgjedhje strategjike, pasi ajo do të trazonte ujërat në Shtëpi me Ilnisën dhe do ta mbante gjatë në format.
Kosta: Në shijet e mija deri tani është Rike. Me atë do të isha lidhur edhe i martuar.
Manushi: Alesia mirupafshim, unë dhashë dorëheqje, merre situatën në dorë.
Alesia: Gabriela, nëse do të jepej një mision që të hyje brenda shtëpisë së Big Brother dhe të ndaje një nga çiftet, cilin do të ndaje?
Gabriela: Kush është çift aty njëhere?
Alesia: Po mirë, ata që janë. Çift mund të quhen Ilnisa me Meritonin, Bardhi me Sarën, Romeo me Heidin.
Gabriela: Do të doja të ndaja Ilnisën me Meritonin.
Alesia: Pse kjo zgjedhje?
Gabriela: Më intrigon Meritoni.
Manushi: Jo mor jo, ka inat Ilnisën. Nuk ka lidhje fare me Meritonin.
Alesia: Zgjedhje e bukur.
Manushi: Mbaje veten ti goce. E paske dashur për vete Meritonin.
Alesia: Jo, zgjedhje e bukur sepse hynë me strategji. Duke ndarë këtë çiftin i bie të ketë bujë njëçik me Ilnisën dhe automatikisht…
Gabriela: Bëjmë bujë njëçik.
AlbaniaWeb.net