Fri, Nov 29, 2024

“7 minuta” shfaqet në Korçë! Drama e 11 punonjëseve përballë rrezikut të humbjes së punës

  • PublishedFebruary 14, 2024

Shfaqja “7 minuta” e Stefano Masinit është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës me regjinë e Driada Dervishit.  

11 punonjëse te një Fabrike Tekstili, duhet të zgjedhin nëse do të pranojnë kërkesën e punëdhënësve të tyre për të shkurtuar pushimin me 7 minuta, një kërkesë që ato e shohin me plot dyshime dhe që i ndan në grupe.

Mes frikës për të mbajtur vendin e punës apo mbrojtjes së dinjitetit të tyre punonjëset ndajnë problemet dhe shqetësimet e tyre me njëra – tjetrën duke arsyetuar në lidhje me vendimin që do të marrin.

Shfaqja e cila i përshtatet mjaft realitetit shqiptar do të ngjitet në skenë edhe mbrëmjen e sotme për publikun korçar për të vazhduar edhe në teatrot e qyteteve të tjera te vendit.


AlbaniaWeb.net