Kaloi 28 vite në burg gjatë Komunizmit, Papa Françesku nderon kardinalin shqiptar Ernest Simoni: Është një martir i gjallë!
Papa Françesku nderon sot kardinalin shqiptar Ernest Simoni, tashmë 95 vjeç i pranishëm në sallën Pali VI.
“Sot marr guximin të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Si prift-ipeshkëv ai kaloi 28 vjet në burg. Burgu komunist i Shqipërisë, që ishte ndoshta persekutimi më mizor. Dhe ai vazhdon të dëshmojë. Dhe shumë e shumë si ai. Ai është tani 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar. Faleminderit për dëshminë tuaj”, tha Papa.
AlbaniaWeb.net