“Me fat që takova atë vajzë”, Marc Marquez rrëfen lidhjen me Gemma Pinton
Marc Marquez, tetë herë kampion bote në MotoGP, në një intervistë për DAZN, foli edhe për marrëdhënien e tij me Gemma Pinto, një modele spanjolle 26-vjeçare, me të cilën është e lidhur që në maj të vitit të kaluar.
“Kam pasur fatin që takova një vajzë të mrekullueshme që më ndihmon dhe më bën të ndihem shumë i lumtur në jetën time personale. Kjo të ndihmon të kesh qetësi edhe gjatë garave” – u shpreh piloti spanjoll. I pyetur për të ardhmen, Marquez u përgjigj: “Dëshira ime është që ajo të jetë përgjithmonë.”
Një muzë për kampionin e MotoGP, i cili kërkon të rikthehet sërish në majat më të larta, duke synuar titullin e nëntë, për të arritur kështu legjendën Valentino Rossi. Pinto po e shtyn gjithnjë e më shumë pilotin spanjoll të jetë i përqendruar, duke e ditur se garat me motorë janë jeta e tij.
()