Wed, Nov 27, 2024

“Prej 16 vitesh bashkë por jo të martuar”/ Një histori dashurie aspak e zakontë, këngëtari dhe balerina: Si shoqëria u kthye në romancë

  • PublishedFebruary 14, 2024

Këngëtari Fabian Basha dhe balerina Olta Ahmetaj rrëfyen në “Shqipëria Live” historinë e tyre të dashurisë, e cila nisi fillimisht si shoqëri por më pas u kthye në një romancë.

Ata janë në një lidhje prej 16 vitesh dhe janë prindër të dy djemve binjakë. Historia e tyre e dashurisë nuk ka qenë aspak e zakontë, pasi iu është dashur plot pesë vite për të vendosur nëse do të nisin një rrugëtim bashkë.

Erjona Rusi: A festoni Shën Valentin apo jo?

Olta: Nuk e festojnë Shën Valentinit, ne nuk festojmë as përvjetor të lidhjes se të martesës nuk kemi.

Erjona Rusi: Ju keni 20 vite bashkë?

Olta: 20 që njihemi dhe 16 që kemi nisur një histori dashurie.

Arjon Muça: Si nisi hisoria juaj?

Fabiani: Situata ishte e lezetshme se ishim të ftuar në programin e shoqes së ngushtë të Oltës, pra ne atëhere kemi qenë me grupin “Produkt 28”. Aty ishte edhe Olta që ishte për sportin e shoqes. U pamë aty.

Arjon Muça: Ishte dashuri me shikim të parë?

Fabiani: Jo merreshim vesh, gallatë. Më shumë hidh një batutë merr një batutë.

Olta: Kishte kimi në muhabet, por jo në shikim.

Arjon Muça: Sa kohë kishe që ishe single?

Fabiani: Kam qenë kalama.

Olta: Ai ka qenë 17 vjeç dhe unë 16 vjeçe.

Arjon Muça: Keni qenë lidhja e parë?

Fabiani: Jo jemi lidhur shumë më vonë.

Olta: Kemi qenë shokë për pesë vite.

Erjona Rusi: Nuk kishte ndjenja ose ndikime për këto pesë vite?

Fabiani: Ka pasur, por ishim pak të mbrapsht në ato momente.

Arjon Muça: Pesë vite single ke ndenjur?

Fabiani: Jo nuk kam qenë single. U njohëm dilnim ose flisnim. Pastaj unë i lidhur ajo e lidhur, kemi pasur edhe shoqëri të përbashkët shumë. Realisht ishte njohje shoqërore shumë e mirë.

Olta: Kur ishte “Top Fest” nisa t’i afrohesha për t’i treguar që doja diçka më shumë. Unë i dhashë shkëndijën e parë.

Erjona Rusi: Pse nuk keni bërë dasëm?

Olta: Në fakt ne kemi qe ë shumë të angazhuar me punë në atë kohë. Ne mendje kisha edhe që të bëhesha mami sa më shpejt. Dhe unë doja që para moshës 25-vjeçare të isha mami. Dhe më pas Fabi më thotë që kemi shumë gjëra para, shtëpia, dasma. Prit njëherë i thash unë dua fëmijë. Ngela shtatzënë me binjakë. Ai e dinte përpara se të thonte doktoresha, që do ishin binjakë për shkak të gjenetikës. Dy djem lindën me 10 minuta diferencë nga njëri-tjetri.


AlbaniaWeb.net