Wed, Nov 27, 2024

Trajneri i Juventusit merr lajmin e mirë, sulmuesi rikthehet në grup

  • PublishedFebruary 14, 2024

Përgatitjet e Juventusit për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Veronës vazhdojnë me ritëm të lartë. Rezultatet e fundit kanë sjellë humor jo të mirë në skuadër, ndaj synohet kthesa.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri ka marrë sot një lajm të mirë.  Dusan Vlahovic është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e la jashtë fushe për ndeshjen daj Udineses dhe sot u stërvit në grup.

Sulmuesi serb ka dhënë kontribut të çmuar për ekipin deri më tani në Serie A, teksa në 21 ndeshje të këtij sezoni, ia ka dalë të realizojë 12 gola. Për të, ky është edicioni i 3-të në Torino, pas një eksperience të gjatë te Fiorentina.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net