Fri, Nov 29, 2024

Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, Rakipllari në “Top Story”: Nuk e konsideron të rëndësishme

  • PublishedFebruary 15, 2024

Drejtori i Informacionit të AlbaniaWeb.net, Robert Rakipllari, deklaroi se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit ndahet në tre çështje.

Ai tha se është hera e parë që një Sekretar Shteti takohet me krerët e drejtësisë së Shqipërisë, gjë që tregon mbështetjen e reformës së drejtësisë.

Për sa i përket refuzimit që Blinken bëri për të takuar opozitën, Rakipllari tha se nuk i konsideron të rëndësishëm sepse Berisha përjashtohet për shkak se është non grata.

“Për mua përmblidhen në tre çështje e para ishte rëndësia që ai i jep Shqipërisë në kontekstin rajonal dhe luftës në Ukrainë, përmendi edhe rrezikun rus në Shqipëri, ishte edhe mbështetja personale që i dha, besoj që është në këtë kuadër për mua është takimi i paprecedentë që takon krerët e drejtësisë në vend, ky është një mesazh për të gjithë, më parë nuk e kam parë që një Sekretar të takojë kryetarin e SPAK dhe drejtuesin e Gjykatë Kushtuese, ishte simboli dhe me mesazh që SHBA mbështet reformën në drejtësi dhe nëpërmjet saj duan t’i japin logjikë tjetër sistemit të drejtësisë. E treta ishte përjashtimi i takimit të opozitës. Nuk mjafton që të jesh pro-atlantik që të takojë, palën tjetër nuk e konsideron të rëndësishëm, sepse Berisha veçohet për shkak se është shpallur non grata. Ne mund ta gjykojmë sa të duam, por SHBA-ja ka edhe interesat e saj”, tha Rakipllari.


AlbaniaWeb.net