Wed, Nov 27, 2024

Futbollisti prish planet e Ahmatajt për derbin, por ka një kthim të rëndësishëm në sulm

  • PublishedFebruary 15, 2024

Tirana me shumë mundësi humbet një gur të rëndësishëm në derbi. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin. “Panorama Sport” mëson se ish-kapiteni i skuadrës nuk ishte dje në stërvitje. Shkak është bërë një dëmtim që ka pësuar ditën e martë.

Stafi mjekësor ka vlerësuar dëmtimin e lojtarit dhe ka dalë në konkluzion se mbrojtësi me shumë mundësi humbet sfidën me Partizanin. Mësohet se futbollisti ka një tërheqje të gradës së parë që e mban larg fushave minimalisht 2 javë, për të mos thënë më shumë. Në këto kushte planet e Julian Ahmatajt ndryshojnë rrënjësisht. Ermal Meta pritet të luajë qendërmbrojtës në vend të Najdovskit.

Ndërkohë, një lajm i mirë është rikthimi i sulmuesit Kristal Abazaj në stërvitje me grupin, i cili mesa duket ka lënë pas dëmtimin dhe nesër do të jetë në fushë.

FORMACIONI – Gjatë stërvitjes së djeshme Ahmataj eksperimentoi një ekip i rreshtuar me skemën 3-4-3. Veç Abdullahut, treshja e mbrojtjes pritet të jetë Meta, Lulaj dhe Hoxhallari. Në mesfushë pritet të luajnë në vijë të drejtë Haxhiu, Deliu, Përgjoni majtas dhe njëri prej dyshes Lushkja-Jonuzi. Ky është balotazhi i parë në ekip.

Lklkjlllkj
Lklkjlllkj

Sulmi do të përbëhet nga treshja Latifi, Abazaj dhe Patrik. Shkurt në fushë me pesë forca në fazën sulmuese ose një ekip, ultra-ofensiv për këtë derbi numër 173.

PLANI B – Plani “B” ose rezervë është që Ahmataj të luajë me një skemë 4-3-3. Dy qendrat e mbrojtjes do të jenë Lulaj-Hoxhallari dhe nga krahët Haxhiu-Përgjoni. Mesfusha ka balotazh për tre vendet, me katër lojtarët, Meta, Deliu, Jonuzi, Lushkja. Sulmi vuloset me Latifi, Abazaj dhe Patrik. Edhe n ëkëtë rast, skuadra do të jetë shumë ofensive për të parë portën kundërshtare.

AlbaniaWeb.net