Fri, Nov 29, 2024

Krahasoi veten me një kukull seksi ukrainase, fansat kryqëzojnë Megan Fox

  • PublishedFebruary 15, 2024

Megan Fox i është përgjigjur akuzave për “ksenofobinë” pas postimit të saj të fundit në një klub nate dhe përshkrimit që bëri në foto. Në një postim në Instagram, aktorja e “Transformers” e krahasoi paraqitjen e saj në fotografi me një kukull ukrainase dhe me “një kukull të shtrenjtë seksi që mund ta merrni vetëm nga Japonia”.

Disa fansa i cilësuan komentet si “ksenofobike”, gjë që e detyroi aktoren t’i përgjigjej akuzave në llogarinë e saj në media sociale.

“I dashur Zot. Kjo nuk është ajo që dua të them. Femrat ukrainase janë seksi dhe kështu në imagjinatën time kukullat seksi japoneze do t’ju ngjanin atyre. Lëreni një vajzë të bëjë shaka. -ka shkruar ajo.

Fox i i referohet një fotografie të saj në një klub me ndriçim të dobët me të fejuarën e saj Machine Gun Kelly, Taylor Swift dhe të dashurin e saj, Travis Kelce. Fotoja u bë virale, pasi disa fansa spekulonin se 37-vjeçarja Fox dukej “shumë ndryshe” dhe se ajo kishte bërë një operacione të shumta plastike.

Aktorja e filmit “Jennifer’s Body” iu përgjigj kritikave në Instagram duke thënë se ishte një “foto në hije e telefonit celular ku dukej si një kukull seksi ukrainase”.

Më pas ajo ndau dy foto të saj në të njëjtën natë me ndriçim të ndryshëm, duke i siguruar njerëzit se hijet e errëta i kishin bërë tiparet e fytyrës të dukeshin më të theksuara.

Referencat e Fox-it për Ukrainën dhe Japoninë u etiketuan të diskutueshme nga fansat, me një shkrim në platformën X: “Koment i neveritshëm, ksenofobik nga Megan Fox. Gratë ukrainase janë në mes të luftës: gratë ukrainase po luftojnë për jetën e tyre.”