“Ne darkën e kishim gati, por ju zgjodhët ushqimin jo aq të shijshëm gjerman”, Rama konferencë me Blinken: Më vjen mirë që…
Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin për ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që vizitoi Tiranën në një periudhë të vështirë.
“Kjo është një vizitë e një rëndësi të veçantë për raportet tona. Këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike.
Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësia, këtij partneriteti dhe këtij rajoni”, u shpreh kreu i qeverisë në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan, në përfundim të takimit me dyer të mbyllura në Kryeministri.
Megjithatë, kryeministri ka një rezervë për vendin ku Blinken ka zgjedhur të darkojë.
“Nuk mund të mos ndaj keqardhjen që mes një darke në Tiranë dhe asaj në Mynih, ju zgjodhët ushqimin jo aq të shijshëm gjerman, por ne tonën e bëmë, ushqimin e kemi gati”, i tha Rama – Blinkenit.
AlbaniaWeb.net