Fri, Nov 29, 2024

“Nuk është më Beogradi qendra e rajonit”, Lela i kthehet Spiropalit: E more kthesën, ndryshe nga Rama

  • PublishedFebruary 15, 2024

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në Top Story komentoi ardhjen e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, ndërsa theksoi se reforma në drejtësi erdhi për shkak të qeverisë në pushtet, pra PS dhe mbështetjen e SHBA.

Spiropali u përplas me Alfred Lelën, pasi tha se Beogradi nuk është më qendra e rajonit, pasi Blinken zgjodhi Tiranën si vendin e vetëm në rajon për të vizituar.

“Nuk e kemi hedhur ne atë gjilpërë në kashtë, nuk e di se kush e ka hedhur. Ne e kemi thënë që duhet vullnet për të bërë reformën në drejtësi, se ndryshe do e kishin bërë shumë të tjerë para nesh. Ne e dërguam për votim me shtysën e fortë të SHBA dhe Evropës. Kur themi ne them për vullnet politik, ka patur vullnet nga të dyja palët, ka pasur edhe një krisje me aleatin tonë në atë kohë”, tha Spirpali.

A do të shtohet numri i afganëve që do vijnë në Shqipëri?

Spiropali: Nuk është diskutuar asnjë çështje e tillë, është diskutuar pozita e Shqipërisë sot, si një partner më i besuar, që kanë parë një vend ku mund të mbështeten në momente të vështira U fol për rajonin, ishte i vetmi vend në rajon që takoi, nuk është më Beogradi qendra politike dhe rajonale, por është Tirana.

Lela: Mirë që thonë këtë se zoti Rama Beogradin kishte, derisa i dha fund Ballkanit të Hapur, sa mirë që e morët këtë kthesë zonja Spiropali

Spiropali: Kjo është një çështje e interesittonë kombëtar. Tirana është qendra e rajonit.


AlbaniaWeb.net