Wed, Nov 27, 2024

Shkëndija që s’u shua kurrë, JLO tregon sekretin e dashurisë me Affleck

  • PublishedFebruary 15, 2024

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë më të dashuruar se kurrë dhe nuk e fshehin. Këngëtarja u shfaq në The Kyle And Jackie O Show dhe tregoi pse iu deshën 18 vjet për t’u ribashkuar me burrin e jetës së saj. Lopez, 54 vjeç dhe Ben, 51, të cilët ishin çifti më i nxehtë i fillimit të viteve 2000, u ndanë në vitin 2004 pas një fejese të dështuar. Çifti u ribashkua në korrik 2021 dhe më pas u martua në Las Vegas në korrik 2022.

Këngëtarja shpjegoi se asaj iu deshën gati dy dekada për të gjetur veten përpara se universi të komplotonte për ta lejuar atë të ribashkohej me ish të dashurin e saj.

 “Ne të dy e lamë marrëdhënien dhe patëm fëmijë me njerëz të tjerë. Por, e dini, në mendjen time isha disi si “Oh, kjo ishte dashuria ime e vetme” dhe u kthyem bashkë. Unë nuk mund ta besoja dhe nuk mendoj se mund ta besonte as ai. Nuk është diçka që ne e kemi planifikuar ndonjëherë. Ne vërtet kishim vazhduar me jetën tonë, por kur u rilidhëm, ishte pothuajse e menjëhershme dhe ne thjesht e dinim”, tha ajo.