Tuchel në “fije të perit”, dy emra të mëdhenj tundojnë Bayern Munich
Në shtëpinë e Bayern Munich ka tension dhe pa siguri, ku temë kryesore mbetet e ardhmja e Thomas Tuchel. Tekniku gjerman ka përfunduar nën akuzë, prej kohësh po sulmohet nga tifozët, por ka pasur në krahë lojtarët dhe drejtuesit. Situata po ndryshon me shpejtësi pas humbjes kundër Bayer Leverkusen dhe mbi të gjitha pas humbjes së pësuar kundër Lazio-s në Champions League. Në Gjermani janë të bindur:
Tuchel është në fije të perit, kërkohet një kthesë e fortë duke nisur nga dy sfida e radhës kundër Bochum dhe Leipzig. Në raste të tilla, ku një trajner është në dyshim të fortë, nuk mungojnë as alternativat, zëvendësuesit e tij të mundshëm. Për momentin dy janë emrat më të rëndësishëm që po qarkullojnë, Jose Mourinho dhe Hansi Flick. Rikthimi i Flick është një pistë konkrete, por për teknikun gjerman interesohet edhe Barcelona.
Pak ditë më parë, Bild, e përditshmja gjermane, shkruante se Jose Mourinho ka nisur të mësojë gjermanisht. Bayern Munich është një pankinë që tekniku portugez do ta pranonte pa asnjë hezitim. Tuchel është i paralajmëruar, është i qartë se çfarë e pret nëse ekipi nuk rikthehet shpejt te rezultatet pozitive.
()