Dinamika e plagosjes në Shkodër/ I riu u qëllua me thikë pas sherrit banal në lagjen “Skanderbeg”, autori në kërkim
Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skanderbeg”.
I riu Amatio Gjoka është qëlluar me thikë nga një tjetër person pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka identifikuar autorin shtetasin A.Gj, të cilin e ka shpallur në kërkim.
AlbaniaWeb.net