Wed, Nov 27, 2024

Video/ Deklarata e papritur e Stresit: Kam qenë i lidhur me dy nga vajzat e Big Brother VIP 3

  • PublishedFebruary 16, 2024

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, këngëtari Stresi bëri një analizë të lojës së banorëve të BBV.

Pa përmendur emra, Stresi deklaroi se ka pasur lidhje me dy nga vajzat të cilat janë pjesë e Big Brother. “Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. Çrëndësi ka. Nejse”-ishte përgjigja e Stresit.

Pjesë nga intervista

-Duke qenë se Stresi e ka provuar si eksperencë, çfarë ndodh kur je në nominim?

Stresi: Ka disa arsye pse je në nominim. E para është sepse disa lojtarë nuk të pëlqejnë dhe të çojnë në nominim. Vjen edhe nga votat e publikut, kur nuk je votuar dhe aq. Njerëzit kur janë në nominim dalin edhe nga vetja, unë kam qenë shumë i qetë sa herë kam qenë në nominim.

-Cilat janë strategjitë që duhet të kesh aty brenda për të qenë i suksesshëm në lojë sipas Stresit:

Stresi: Strategjia është që duhet të godasësh me një gur dy ose tre zogj. Duhet të jesh shumë realist, kush është vetvetja dallohet aty. Është një vend ku ashtu je edhe jashtë, si reagon brenda mund të jesh edhe si person jashtë i tillë. Duhet të guxosh.

-Në lidhje me debatin e Ilnisës dhe Ledjonës, Stresi bëri një analizë për të dyja vajzat ku u shpreh se:

“I kam ndjekur dhe mendoj se Ilnisa është një matkë, pra një gocë e hedhur le të themi, e shkathët, e zgjuar e njeh qytetin e Tiranës mirë, ka shoqëri të zgjeruar ashtu si mendoj unë. Ledjonën nuk e njoh shumë realisht, por është një vajzë e guximshme, mendoj që duhet të japë më shumë në këtë format. Ilnisa është vajzë e përgatitur me jetën. Është ironike, i shkon BBV dreqit (qesh) por ajo puna e martesës ishte gjë e gabuar. Nuk më pëlqeu. Flas si publik.”


AlbaniaWeb.net