Thu, Nov 28, 2024

Milan nis përgatitjet, asnjë problem për sulmuesin, do të jetë në dispozicion ndaj Rennes

  • PublishedFebruary 19, 2024

Milani filloi si zakonisht përgatitjet për këtë javë, pas disfatës së hidhur të pësuar në stadiumin U-Poëer nga Monza. Rafael Leao nuk e nisi si titullar dje, për shkak se kishte ndjerë shqetësime, ndërsa trajneri Pioli nuk dëshironte të rrezikonte.

Sipas lajmeve që vijnë sot, sulmuesi është gati për t’u bashkuar me grupin dhe gati për të kontribuar për në mesjavë në Europa League, në aktin e kthimit ndaj Rennes.

Rafael Leao është pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit dhe do jetë një vlerë e çmuar për pjesën e mbetur të sezonit. Futbollisti portugez është pjesë e Milanit që nga viti 2019, periudhë në të cilën vinte nga skuadra e Lille. Më parë, ai ka luajtur edhe për Sporting.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net