Ndryshime në pankinën e Tiranës, ikën Julian Ahmataj, ja kush pritet të marrë në dorë “frenat” e skuadrës
Julian Ahmataj nuk është më trajner i Tiranës. Disfata e fundit në derbi dhe rezultatet negative kanë bërë që drejtuesit të vendosin që të ndajnë rrugët me teknikun e njohur. 44-vjeçari, i ulur në pankinë me 5 tetor të vitit të kaluar, numëron 19 ndeshje në krye të skuadrës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për ndeshje.
Për Ahmataj ishte hera e dytë që udhëheq skuadrën e parë, ndërkohë që më herët ka qenë “timonier” i ekipit zinxhir. Pas 24 javësh kampionat, Tirana e sheh veten në vendin e katërt me 34 pikë, shumë larg pritshmërive. Situata nuk është aspak e mirë në kryeqytet, me tifozët që shpresojnë se ndryshimet do të japin efekt. Erbim Fagu pritet te jetë trajneri i ri, me zyrtarizimin që nuk ka ardhur ende.
(J.S/)