Pacientët prej pesë ditësh nuk marrin ilaçe me rimbursim, të moshuarit në vështirësi
Pacientët prej 5 ditësh nuk mund të marrin barna me rimbursim.
. Sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim është bllokuar.
Mjekë të familjes konfirmojnë një gjë të tillë për AlbaniaWeb.net duke u shprehur se janë vënë në vështirësi me pacientët, pjesa më e madhe e tyre të moshuar të cilët duhet të shkojnë disa herë në qendra shëndetësorë.
Ndërkohë burime nga FSDKSH pohojnë se ky bllokim i sistemeve elektronike vjen nga Akshi dhe pritet të zgjidhet së shpejti.
AlbaniaWeb.net