Wed, Nov 27, 2024

Portokallet apo Mandarinat – Cilat Janë më të Mira Kundër Virozave?

  • PublishedFebruary 19, 2024

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës.

Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.

Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh.

Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.

Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

Trupi nuk e prodhon dot këtë vitamin e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës.

Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat.

Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm,

Që nga viti 2013 e deri në vitiin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 përqind.

Cilat Janë Agrumet Më Të Mira Për Shëndetin.

Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.

Vlerat e Mandarinave Për Shëndetin

Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:

  • 53 kalori,
  • 13.3 gramë karbohidrate,
  • 1.8 gramë fibër,
  • 0.8 gramë proteinë,
  • 0.3 gramë yndyrna,
  • 14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,
  • 44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,
  • 4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit
  • 5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Vlerat e Portokalleve Për Shëndetin

Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:

  • 47 kalori
  • 11.7 gramë karbohidrate,
  • 2.4 gramë fibër,
  • 0.9 gramë protein,
  • 0.1 gramë yndyrna,
  • 4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,
  • 89 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,
  • 8 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit
  • 5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A.

Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave.

Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A.

Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak.

Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm./AgroWeb.org