Vëllai i saj në shtëpi, Ilnisa ‘e detyruar‘ të mos reagojë
Banorët e ‘BBV3’, ditën e sotme janë vendosur përballë një sfide shumë të vështirë prej produksionit.
Një prej banoreve që u përball me një situatë të vështirë gjatë momenteve të lojës ishte edhe Ilnisa, vëllai i të cilës hyri në ambientet e shtëpisë por asnjë prej banorëve nuk duhet të reagonte, përfshirë dhe Ilnisën.
Në këtë mënyrë ajo u ndje disi ‘e detyruar’ të mos reagojë, sakaq nisi të përlotej teksa ecte përgjatë pishinës përkrah me Meritonin, i cili u mundua që ti qëndronte pranë pa përmendur arsyen e mërzitjes së saj.