“Frikacak dhe ofendues në humor” thellohet debati mes Julit dhe Romeos
Gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje u diskutua rreth debatit që kanë pasur mbrëmë Juli dhe Romeo, që nisi nga sfida e Vëllait të Madh në të cilën Romeon e zuri gjumi. Kjo ka krijuar një konflikt mes banorëve ku ka filluar të diskutohet loja e tyre në shtëpi dhe miqësitë e krijuara.
Romeo: Juli është një personalitet, super artist, super aktor, jemi rritur me figurën e Julit dhe më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Juli nuk ka argumenta, nuk flet me emra, nuk është i vërtetë, është frikacak dhe nuk t’i thotë gjërat në sy. Juli kur bëhet me nerva i flet goja përpara trurit, është ofendues dhe në humor është banal. Juli është i vetmi që preket kur i them shokët e tij janë ushtarë.
Juli: Mentaliteti i tij është t’i ndajë njerëzit në ushtarë dhe shokë. Unë i ndaj njerëzit në personazhe të ndryshme. Romeo do kultivuar, të lexojë ca libra.