Wed, Nov 27, 2024

Kanceri i mëlçisë – A mund të përcaktojë një test gjaku se kush individ është i rrezikuar?

  • PublishedFebruary 20, 2024

Ky lloj kanceri quhet Hepatocellular carcinoma, dhe është një tumor shumë agresiv që prek mëlçinë.

Në ditët e sotme, një studim i kryer nga studiues italianë në Universitetin Aldo Moro në Bari, tregon se si me anë të analizimit të niveleve të kolesterolit “të mirë” (HDL) në gjak, mund të “llogaritet” rreziku i zhvillimit të kancerit deri në pesë vjet para se simptomat të shfaqen.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh më gjerësisht me këtë studim, por edhe me mënyrat se si mund të parandalohet sëmundja.

Nga se shkaktohet dhe pse është i rëndësishëm ky zbulim interesant.

Ky lloj kanceri shkaktohet nga një zhvillim i pakontrolluar i qelizave të mëlçisë shpesh të prekura nga cirroza.

Deri pak vite më parë, shumica e tumoreve të këtij organi shoqëroheshin me infeksione nga hepatiti B dhe C.

Por sot, dihet se mund të zhvillohet edhe tek njerëzit pa infeksion, por që kanë steatozë hepatike. Një akumulim yndyre në mëlçi, që njihet si “mëlçia e dhjamosur”, e cila shkakton një gjendje inflamacioni kronik.

Ky inflamacion mund të çojë në fibrozë, dhe fibroza nxit kancerin. Për këtë arsye, konsiderohet një sëmundje metabolike nga Shoqata Evropiane për Studimin e Sëmundjeve të Mëlçisë.

Autorët e studimit, në bazë të analizave që kryen, dolën në përfundimin se ata me mëlçi të dhjamosur dhe të shoqëruar me një rritje në madhësinë e belit, kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të këtij tumori brenda pesë viteve të ardhshme.

Hulumtuesit shprehen se ky informacion është shumë i dobishëm, pasi lejon ndjekjen e pacientëve që janë të rrezikuar dhe lejon marrjen e masave paraprake para se ata të sëmuren.

Çfarë mund të bëni?

Studiuesit këshillojnë që të ndiqet një stil jetese e shëndetshme që ndihmon shëndetin e mëlçisë dhe gjithashtu të merrni mjekimin që mjeku juaj rekomandon. /AgroWeb.org