Wed, Nov 27, 2024

Lëshonin fatura me vlera fiktive për të përfituar nga TVSH-ja, arrestohen dy persona në Elbasan

  • PublishedFebruary 20, 2024

Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura të mallrave me vlerë fiktive, në një biznes për shtijën me shumicë të metaleve, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik.

Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Xh., 38 vjeç dhe J. K., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë të cilët ishin në kërkim, akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


AlbaniaWeb.net