“Dërgimi i fotove i jep fund privatësisë”/ Vetëvrasja e 27-vjeçares, gazetarja: Presioni psikologjik nga shantazhimi ka qenë shumë i madh
Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në ‘Breaking” me Fiori Dardhën, ku foli për shantazhet në rrjetet sociale.
Ajo u ndal tek rasti i 27-vjeçares që i dha fund jetës, pasi dyshohet se u shantazhua me foto intime nga Altin Çoku. Sipas saj presioni i madh e shtyu drejt aktit të rëndë.
Ndër të tjera ajo shtoi se privatësia merr fudn nëse t’i dërgon foto intime nëpër rrjete sociale.
“Kemi pasur disa vetëvrasje, duhet të kemi kujdes për mënyrën se si e trajtojmë. Kemi rastin e Altin Çokut, kishte dalë kishte publikuar foton, sipas Prokurorisë, foton e një nëne të një fëmije të mitur. Një grua e cila ishte e dëshpëruar me mundësi ekonomike tmerrësisht të kufizuara. Ishte në një proces të vështirë konflikti ose divorci me partnerin e saj. Papritur e gjen vetën të ekspozuar në Tik Tok, me një foto gjysëm të zhveshur.
Imagjinoni çfarë presioni psikologjik ka pasur ajo grua. Derisa shkoi në atë pikë sa i dha fund jetës. Do ta lëmë ne fatin e shqiptarëve, të grave të pambrojtura. Këtu duhet të edukojmë dhe jo vetëm të flasim. Të rinjtë nuk mund të shpërndajnë fotot në rrjetet e tyre sociale, për të dërguar foto të papërshtatshme, sepse në momentin që dorëzon privatësinë tënde je i ekspozuar, i vënë nën shantazh. Sidomos tek moshat e reja po përdoret shumë shantazhimi”, u shpreh Lala.
AlbaniaWeb.net