Wed, Nov 27, 2024

Ekskluzive/ Shtyhet seanca për ekstradimin e rusit, prokurori sjell në vëmendje rastin e vdekjes së Navalnyt: Ja kërkesa për Ministrinë e Drejtësisë

  • PublishedFebruary 22, 2024

Në gjyqin ndaj rusit Igor Kokunov prokuroria e apelit i kërkoi gjykatës që t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë çfarë marrëdhënieje ka Shqipëria me Rusinë dhe çfarë qëndrimi mbahet në këto raste.

Në seancën për ekstradim Prokurori i Apeli Gent Xholi thanë burimet e gazetares së AlbaniaWeb.net, Anila hoxha, i shpreh më tej se në Rusi së fundmi ka ndërruar jetë në burgje dhe Navalny.

Kërkojmë qëndrimin përfundimtar të ministrisë sonë shqiptare mbi Kokunov tha prokurori dhe në këto kushte gjyqtarja e apelit Lutfie Celami e shtyu seancën për në datën katër mars. Këtë kërkesë të prokurorit do ta vendosë gjyqkata se si do procedohet. Pra do të japë vendim mbi ekstradimin ose jo të rusit dhe më pas do presë çfarë vendos ministria. Kërkesa e prokurorit për të sqaruar mardhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.


AlbaniaWeb.net