FOTOT/ Chiara Ferrangi i jep fund martesës me Fedez! Mediat Italiane: Këngëtari është larguar nga banesa, shkak dyshohet…
Blogerja e famshme Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare. Çifti dikur më i pëlqyer i show biz-it italian, ndahet pas pesë vitesh martesë, ardhjes në jetë të dy fëmijëve dhe vështirësive të ndryshme që kaluan bashkë.
Sipas asaj që konfirmojnë mediat vendase, çifti po kalon një krizë të thellë, dhe reperi është larguar nga apartamenti superluksoz që ndante me Chiara dhe dy fëmijët të dielën në mbrëmje.
Pavarësisht përpjekjes për tu pajtuar në darkën e Shën Valentinit, çifti i njohur i showbizz nuk mundën të gjenin më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, shkruan Tg.com.
Historia e dashurisë mes Chiara Ferragni dhe Fedez filloi të lëkundet një vit më parë. Në Sanremo, ku ajo kishte dalë në skenë si protagoniste përkrah Amadeus-it, Fedez tërhoqi vëmendjen me puthjen ndaj Rosa Chemical. Ajo natë dha shenjat e para të një marrëdhënieje që po krisej. Për çiftin pasuan muaj të vështirë, përfshirë problemet shëndetësore të Fedez.
Ajo që i dha goditje të fortë marrëdhënies së tyre, duket se ka qenë skandali i panetoneve. Chiara Ferragni e gjeti veten në vështirësi, Fedez u përpoq ta ndihmonte, por ndoshta në një mënyrë që fansave nuk i pëlqeu.
Darka e Shën Valentinit, ishte mbase për të ruajtur ende imazhin, ose një përpjekje për tu pajtuar. Ditët e fundit Chiara Ferragni ka dhënë shenja të qarta ndarjeje nga Fedez: ajo hoqi unazën e martesës, ndryshoi foton e profilit, duke zëvendësuar atë familjare.
Po ashtu ajo postoi disa vargje domethënëse nga një këngë: “E injorova këtë gungë të madhe në fyt, nuk duhet të qaja, lotët ishin për ditët më të dobëta, tani jam më i fortë, ose kështu them, por diçka mungon.”
AlbaniaWeb.net